Paraqitja “gangsta” e Mozzik dhe Loredanës para mediave në Prishtinë

Çifti Loredana dhe Mozzik janë shfaqur shumë të relaksuar në konferencën në Prishtinë.

Para pak minutash ka përfunduar konferenca e mbajtur në Prishtinë, për rastin e shumëpërfolur të Loredanës në Zvicër.

E në këtë konferencë janë shfaqur vetë artistët, Loredana dhe Mozzik të shoqëruar nga avokatët e tyre të cilët ata kanë zgjedhur të merren me rastin, Tomë Gashin dhe Artan Sadiku, shkruan Gazeta Express.

Ata kanë hyrë shumë të relaksuar në sallën ku i kanë pritur shumë media, ndërsa Loredana është shfaqur me një palë syze mjaft të mëdha të cilat nuk i ka hequr edhe pasi ka filluar të flasë për disa kohë.

Edhe në deklarimet dhe në përgjigjet që i kanë bërë gazetarëve, ata kanë folur shumë të qetë dhe madje duke qeshur e duke bërë shaka kohë pas kohe.